Medvedev: Ukraina po rrezikon gazin për Evropën
Presidenti rus Dimitri Medvedev ka akuzuar Ukrainën se po përpiqet të shkatërrojë marrëdhëniet ekonomike me Rusinë dhe po rrezikon sigurinë e furnizimit me gaz për Europën. Përmes një letre të hapur dërguar presidentit ukrainas Viktor Jushçenko, Medvedev bëri të ditur se do të shtyjë dërgimin e një ambasadori rus në Kiev dhe deklaroi se Moska shpresonte që një lider i ri ukrainas, i cili pritet të zgjidhet në janar, do të punonte për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
"Kemi përshtypjen se Kievi në mënyrë të vazhdueshme po synon të shkëpusë marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, së pari në sektorin e energjetikës", theksoi Medvedev përmes një letre të botuar në faqen zyrtare të internetit të Kremlinit.
"Për pasojë, shfrytëzimi dhe përdorimi i sigurtë i një rrjeti të përbashkët gazsjellësish, që i shërbejnë sigurisë energjetike të Rusisë, Ukrainës dhe shumë vendeve europiane, po rrezikohet seriozisht", shprehet shefi i Kremlinit.
Mosmarrëveshjet lidhur me furnizimin e Ukrainës me gazin rus kanë çuar në ndërprerjen e furnizimeve edhe për Europën gjatë dy viteve të fundit dhe ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin. Rusia gjithashtu ka tensionuar marrëdhëniet me Kievin, lidershipi i të cilit synon të anëtarësojë ish-republikën sovjetike në NATO dhe në Bashkimin Europian, lidhur me çështje të tjera që variojnë nga e ardhmja e bazës së flotës ruse në Detin e Zi në Krime, deri në çështjen e përdorimit të gjuhës ruse në Ukrainë.