Kukës/ Rrëmbehet foshnja, gjendet në krahët e një të miture
Sot rreth orës 07,49 minuta prindërit e një foshnje kanë denoncuar në komisariatin e policisë të Kukësit, zhdukjen e fëmijës së tyre rreth një vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kukësit, në lagjen nr. 3, duke alarmuar forcat e policisë, të cilat menjëherë kanë bllokuar hyrjen e daljen e mjeteve në të gjitha akset rrugore të qytetit, ndërsa kanë nisur kontrollet për gjetjen e fëmijës. Fëmija me inicialet I.K pas rreth një ore kërkimesh është gjetur në krahët e një vajze 9 vjeçare me inicialet E.E, edhe kjo banore e qytetit.
Ndërkohë, për hetimin e kësaj ngjarje të pazakontë është ngritur një grup i posaçëm. Janë shoqëruar e po pyeten në lidhje me ngjarjen edhe prindërit e vajzës 9 vjeçare, ndërsa ende nuk ka të dhëna për motivet e rrëmbimit të foshnjes.