Vata rikthehet pas 6 muajsh

Pas gjashtë muajsh mungese, për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe pas dy javësh stërvitjeje intensive, veterani shqiptar demonstroi në këtë ndeshje se, edhe pse tashmë 37-vjeçar, është sërish i papërmbajtshëm.
Për paraqitjen e tij në këtë ndeshje është vlerësuar me notën e mirë 2.5 nga revista prestigjioze sportive gjermane “Kicker”. “Ai i jep strukturë dhe stabilitet lojës sonë”, deklaroi dje trajneri Uve Rapolder, i cili theksoi se shqiptari tashmë e ka lënë pas dëmtimin e rëndë.
Fuqitë e Vatës mjaftuan deri në minutën e 77, kohë kur u zëvendësua. “Unë jam gëzuar shumë, si një fëmijë i vogël, që më në fund munda të rikthehem të luaj futboll”, u rrëfye shqiptari në përfundim të ndeshjes ndaj Ahlenit.
Në minutat që ishte në fushë, shqiptari i ka dhënë një shtytje të madhe skuadrës në kërkim të fitores, duke demonstruar se është ende një lider i saj. Gjithsesi ky mendohet se do të jetë viti i fundit i karrierës futbollistike të Fatmir Vatës.