Ujkani shtyn Fontanën larg Palermos

Me talentin natyral, portieri i kombëtares Under-21 të Shqipërisë ka fituar besimin e plotë të drejtuesve të klubit sicilian. Madje, ai mund të bëhet “shkaktari” i largimit të veteranit, Alberto Fontana.
Kur Amelia ishte i dëmtuar, 42-vjeçari mbronte portën e palermitanëve, por përballë kuqezinjve ai e pa ndeshjen nga tribuna.
Vendimi i trajnerit Balardini për të pasur në dispozicion Ujkanin, duket se po shtyn “plakushin Fontana” që të largohet në merkaton e janarit.
Në ambientet e klubit, zërat për transferimin e tij në një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira po bëhen gjithmonë e më të shpeshtë. Mbi të gjitha, tashmë që “gardiani” nuk shihet më si portier i parë, edhe pse ai pretendon se nuk ndihet “numri 12 i skuadrës”.
Gjithsesi, me Amelian (i cili është pjesë e kombëtares italiane), në formë të jashtëzakonshme dhe me Ujkanin që cilësohet si e ardhmja e klubit, për 42-vjeçarin nuk ka alternativë tjetër përveç largimit.