E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikan nis mbledhja per zgjedhjen e Papes se ri

Kolegji i Kardinalëve nis bisedimet e para për konklavën, e cila do të zgjedhë dhe Papën e ri. Takimi i sotëm drejtohet nga dekani i Kolegjit Angelo Sodano.
Një mbledhje e dytë e kolegjimit të kardinalëve është e parashikuar për në 17 mars.

Procesi i zgjedhjes ndodh pasi Papa Benedikti i 16 dha dorëheqjen pas 8 vitesh në krye të Vatikanit.

Ai ishte Papa i parë që jep dorëheqjen në 600 vjet.

Kardionalët të njohur si princet e kishës do të diskutojnë për sfidat e së ardhmes së kishës si dhe për kandidatët e mundshëm për postin e Papës.

Konklava pritet të zhvillohet javës tjetër, pasi 115 kardinalët nuk kanë mbërritur ende në Romë.
Zgjedhja e Papës së ri kërkon një mazhorancë prej 2/3 të votuesve.

Sic shkruan BBC, korrespondentët thonë se kardinalët zgjedhës, nën 80 vjeç e që do të marrin pjesë në konklavë, kërkojnë që Papa i ri të zgjidhet para javës së shenjtë.

Ceremonitë nisin të dielën në 24 mars dhe do të kulmojnë gjatë së dielës së pashkëve.

Po ashtu skandali i vitit të kaluar që perfshiu dhe Vatikanin i njohur si Vatiliks, pritet të jetë në fokus të axhendës së kardinalëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›