Miratohet shitja e 4 HEC-eve Vote unanime per aktin normativ
Më 73 vota pro dhe 61 kundër Kuvendi miratoi privatizimin ekatë HEVC-eve, Bistrica 1 e, Ulëz Shkopet. Po me të njëjtën ndarje në kartona ligjvënësit miratuan dhe kontratën për ratifikimin e marrëveshjes së Lotarisë Kombëtare.
Në unanimitet është votuar akti normativ për hipotekat e pallateve të reja. Kështu me 134 vota pro deputetët votuan propozimin e qeverisë.
Projektligji “Për mediat audiovizive” kaloi në këtë seancë me 73 vota pro dhe 61 kundër.
Siç dhe pati paralajmëruar opozita kundërshtoi si në debate gjatë seancës maratonë të zhvilluar ditën e sotme ashtu dhe me votë, privatizimin e katër HEC-eve, Lotarinë Kombëtare dhe ligjin për “Për mediat audiovizive”.
Debati në seancë
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Edmond Spaho, prezantoi në nisje të seancës kontratën e shitjes së 4-HEC-ve me një çmim prej 110 milionë euro, duke thënë se privatizimi i tyre i jep zhvillim dinamik ekonomisë. Në kundërpërgjigje deputetë e opozitës janë shprehur se ky është një privatizim i personalizuar, pasi shitja e tyre po bëhet nën kosto. Ka reaguar kryeministri Berisha duke u shprehur se privatizimet përkthehen në investime direkte për qytetarët. Duke iu përgjigjur pyetjes së opozitës për privatizimin ai tha se këto privatizime po bëhen për të ndërtuar rrugë edhe shkolla. “Përveçse ne i përmbahemi parimit tonë, ne i privatizojmë sepse në energji mund të blejmë, por rrugët tuaja të shtruara nuk i shtrojmë dot, duhet të shtrojmë vetë, rrugët e asfaltuara nuk na i sjell njeri. Ne i privatizojmë pasi ne nuk gjejmë dot në tregje ndërkombëtare shkolla, na duhen para për të ndërtuar shkolla, ne nuk importojmë spitale të reja. Nëse privatizojmë e bëjmë që paratë e tyre t’i shndërrojmë në një të mirë shumë më të madhe për shqiptarët. Ndërkohë, dua të informoj shqiptarët se është politika e kësaj qeverie që nga viti 2005 e këtej ja doli në mënyrën më të suksesshme të hapë siparin e ndërtimeve më të mëdha hidro-energjitike të vendit. Për 30 vjet me radhë ujërat e Shqipërisë u derdhën në detra dhe liqene si të pavlerë. Është viti 2007 viti që shënon kthesën e madhe vendimtare në drejtim të potencialit ujor. 330 HEC në mbarë vendin janë firmosuar nga 2007 gjer më sot. Nga ky vit janë ndërtuar 70 HEC të reja. Nga 2007 gjer më sot janë firmosur, 3 miliardë euro në fushën energjetike” theksoi Berisha.
Reagon Ruçi: PS pro privatizimit ligjor dhe kushtetues
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, sipas të cilit Partia Socialiste është pro privatizimit ligjor dhe kushtetues. Sipas tij kryeministri Berisha duhet të jepte llogari sot për dështimin e privatizimit të Albpetrol.
“Qeveria nuk është transparente, sot po privatizohet një pasuri kombëtare. Privatizimi i 4 HEC-ve është nën çmim”- tha ai.
Berisha akuza Ramës
Berisha nuk la pa sulmuar edhe deputetët e opozitës që sipas tij kërkojnë vetëm karrigen e kryetarit të PS-së Edi Rama dhe nuk bëhen pjesë e zhvillimeve të vendit.
“Pse nuk bëheni pjesë e këtyre zhvillimeve, po iu ka mbetur mendja tek karrigia e Kryetarit, do e këndoni atë këngë dhe 15 vjet të tjera. Por më mirë të angazhoheni për problemet e qytetarit, se karrigen e kryetarit. Kryetari po ju heq nga listat. Kur e nisi me Kukësin kurbanin, juve të tjerëve nuk ju ka asgjë”- tha Berisha.
Vijon...