E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan rregulla te reja per transparencen monetare

Ardhja e nje Pape te ri ne Vatikan ka bere qe shume gjera te funksionojne ndryshe ne aspektin administrativ. Kreret e Vatikanit kane zgjedhur nje tjeter rruge qe deshmon para botes transparencen financiare duke publikuar nje raport vjetor financiar. Kjo do të bëhet nga agjensia qe ka pergjegjesine e monitorimit dhe vendosjen e rregulloreve te reja për luften kunder pastrimit te parave dhe financimeve te paligjshme që dyshohet të kenë ndodhur ne te kaluaren. Raporti u publikua nga drejtori i sherbimit te Inteligjences dhe financave i cili theksoi se Vatikani po njeh progres te vazhdueshem.
“Ne do te bejme gjithcka qe eshte e mundur per ta perforcuar edhe me sistemin qe tashme eshte ndertuar ne kete vend”

Raporti i Autoritetit te Inteligjences dhe Financave flet per 6 transaksione te dyshimta, prej te cilave dy tashme i jane dorezuar prokurorise per hetim. Drejtori i ketij sektori theksoi se Vatikani e ka marre seriozisht vendosjen e sistemit te transparences. Sipas rekomandimeve pritet që te kete shtesa ne legjislacion dhe do te shqyrtohen llogarite bankare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›