E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet nga burgu i Burrelit i denuari per grabitje

Afrim Zeneli i dënuari për grabitje me armë të udhëtarëve nga Kosova, nuk ka respektuar lejen e zakonshme të dhënë nga drejtuesit e Burgut te Burrelit. Ai duhet të kthehej mesditen e te merkures, por kjo nuk ka ndodhur ndaj është shpallur në kërkim policor për akuzën e “largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Afrim Zeneli është arrtisur edhe në vitin 2003 nga paraburgimi i Kukësit, së bashku me dy të dënuar të tjerë, duke prerë kangjellat e dritareve. Zenelit i kishin mbetur edhe 6 muaj kohë nga dënimi i marr kohë më parë. Pritet që drejtuesit e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve te marrin masen e pezullimit nga detyra per drejtorin e burgut te Burrelit Demir Çupi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›