Sekretari amerikan i shtetit John Kerry viziton Jordanine

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet në Jordani, për t’u takuar me aleatë të Shteteve të Bashkuara dhe figura të opozitës siriane, të cilëve do t’u kërkojë mbështetje për një konferenrë paqeje për Sirinë që mund të mbahet muajin e ardhshëm.
Zoti Kerry arriti sot në kryeqytetin Aman të Jordanisë, në prag të takimit të diplomatëve të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe 10 vende të tjera Perëndimore dhe arabe, të quajtur “Miqtë e Sirisë”.
Në takim pritet të marrin pjesë edhe anëtarë të opzitës kryesore, Koalicioni Kombëtar sirian. Një nga çështjet kryesore që do të diskutohen është një propozim amerikano-rus, për t’i sjellë qeverinë siriane dhe opozitën së bashku në takimin e qershorit, me synimin për t’i dhënë një zgjidhje politike konfliktit dy-vjeçar.
Ambasadori sirian në Jordani e dënoi takimin e “Miqve të Sirisë, duke e akuzuar grupin se po zhvillon një luftë terroriste kundër Damaskut, në emër të Izraelit.