Obama takoi Putinin, “injoroi” evropianët
Duke folur me gazetarët pas takimit, Obama tha se dy udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për të arritur sukses në fushat me interes të përbashkët, edhe pse ka fusha të mospajtimit.”
“Ne diskutuam për Sirinë dhe u pajtuam se duhet të shohim përfundimin e dhunës, se duhet të krijohet një proces politik për të penguar luftën civile dhe vdekjet e tmerrshme që i kemi parë në javët e fundit dhe u zotuam se do të punojmë me aktorët tjerë ndërkombëtarë, përfshirë të dërguarin e OKB-së, Kofi Annan, dhe palët tjera të interesuara për të gjetur një zgjidhje për këtë problem”, tha Obama.
“Ne kemi diskutuar çështjet ndërkombëtare, përfshirë Rusinë. Sipas pikëpamjes sime, ne kemi gjetur pika të përbashkëta për këtë çështje”, ka thënë Putin.
Në anën tjetër, takimi i shumëpritur në Los Kabos, Meksikë, mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe liderëve evropianë, anëtarë të "G 20"-ës u anulua, por mbetet ende një mundësi që të zhvillohet, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.