Vatikani e Napolitano pershendesin Obamen

Presidenti italian Giorgio Napolitano ka uruar Obamen per fitoren historike.
“Shpreh urimet personale dhe te popullit italian. Jemi te impresionuar nga prova e forces dhe jetes qe na dha demokracia amerikane, si nga pjesemarrja ne fushate dhe votim, edhe nga programi i pasur”, thuhet ne mesazhin e kreut te shtetit italian.
Ai theksoi marredheniet e mira qe ekzistojne dhe do te vazhdojne mes dy vendeve. Urimet per Obamen nuk kane munguar as nga Vatikani. “Zoti e ndricofte ne pergjegjesine e tij te madhe”, thote selia e shenjte.
Zedhenesi i Vatikanit, Federico Lombardi uroi qe presidenti te permbushe te gjitha shpresat qe priten prej tij, duke sherbyer me drejtesi, per te gjetur rruget e paqes ne bote, per te vleresuar dinjitetin e njerezve, te vlerave humane dhe shpirterore.