Vatikani kundër “Prometheut”

Pra, “ky film përgjigjet në mënyrë të gabuar ndaj çështjeve shumë delikate”, nënvizon gazeta.
Filmi “Prometheu”, që është njëlloj vazhdimi i filmit “Alien”, është një rrëfim për misionin e udhëtarëve nëpër gjithësi që, në bazë të një harte të zbuluar të civilizimeve të vjetra në Tokë, mundohen të zbulojnë prejardhjen dhe krijuesit e njerëzimit diku larg në gjithësi.
"Beteja e pafundme mes të keqes dhe të mirës, si dhe përpjekja e re e të keqes për vjedhjen e fshehtësisë së pavdekshmërisë, janë vetëm disa nga temat që ‘Prometheu’ i elaboron në mënyrë të gabuar. Misioni i udhëtarëve të gjithësisë do të duhej të simbolizonte kërkimin e madhërishmes, e jo të asaj që shfaqet në film”, pohon gazeta, e cila më parë ka kritikuar romanet e Dan Brown dhe filmin “Engjëjt dhe Djajtë”.