Vetëm për të rritur

Nëse dikush ka menduar që një kopje të librit të ri të J.K. Rowling “The Casual Vacancy” t’ia bëjë dhuratë ndonjë të riu që i adhuron aventurat e Harry Potter, e ka gabim.
Kur autorja e bestsellerëve për Harry Potter pohoi se libri i saj i ri iu dedikohet të rriturve, duket se pati me gjithë mend. Sipas një profili të librit të Rowling, që u botua në revistën e njohur amerikane ‘The New Yorker’, libri i ri i saj përmban edhe disa referenca, si “gëzofi i lëkurës [së fermës] së qarjes së sipërme”, apo “një vagjinë madhështore e pambrojtur”, që qartazi nuk janë për fëmijë.
Sipas vetë Rowling, ajo vendosi të ndërrojë zhanrin e shkrimit sepse, siç tha, “ekzistojnë disa gjëra të caktuara të cilat ju, thjesht, nuk bëni në fantazi. Ju nuk bëni seks pranë ndonjë njëbrirëshi... Thjesht, është e pahijshme”.