Vatrat e zjarrit Ministria e Brendshme sqaron mbi situaten
Ministria e Brendshme ka bërë me dije se 67 persona janë vënë në pranga si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Përmes zëdhënësit të saj, Leonard Olli, kjo ministri informoi se strukturat e shtetit janë në gatishmëri të plotë për të mbrojtur pasuritë kombëtare e mbi të gjitha, për të mos lejuar që asnjë jetë njerëzore të vihet në rrezik
Ndërkohë që bëri një përmbledhje të situatës së zjarreve në vend zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme i drejtoi apelin e tij kryetarit të Partisë Socialiste, i cili, siç tha Olli, të mos e përdorë atë për kapital politik, por të kontribuojë për zgjidhjen e saj.
“Ministria e Brendshme i bën apel kreut të opozitës, që në sinkron me ndjeshmërinë dhe kërkesën e mbarë opinionit publik, në vend të fërkimit të duarve në situata të tilla me shpresën se fiton kapital politik, të bëjë apel për ndëshkime më të ashpra ndaj gjithë atyre që shkatërrojnë pasuritë kombëtare dhe të individit. Nuk është koha për t’u fryrë zjarreve të përfitimit politik, por është koha për të shprehur solidaritet me çdo banor të këtyre zonave dhe vlerësim për të gjithë ata punonjës të shtetit, të cilët sakrifikojnë gjithçka, vënë jetën në rrezik për të shpëtuar pyjet, ullishtet, shtëpitë dhe jetën e çdo qytetari të këtij vendi”, u shpreh Olli. Situata e zjarreve në vendin tonë duket më e qetë ndërkohë që më shqetësuese paraqitet ajo në parkun e Lurës dhe në atë të Bozdovecit.