Droge ne Lazarat 3 rumune ne pranga
Tre 22 vjeçarë nga Rumania janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi atyre iu është gjetur në gomën rezerve të makinës, sasia prej 2.5 kg mariuanë të ndarë në 15 pako të vogla. Këta persona e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe tentonin ta merrnin me vete në vendin e tyre, për ta tregtuar në doza te vogla. Sipas njoftimit të policisë lokale, pas një kontrolli të imtëishëm në automjetin tip Renault “Clio” me targa rumune B 37 LAO, që drejtohej nga një shtetas rumun Claudiu Serban ka rezultuar se në gomën rezervë të këtij automjeti, brenda gomës u gjetën 15 pako të vogla të mbështjella me plasmas, me peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike , gjithësej 2.5 kilogramë Mariuanë. Në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë rumunë shokë të drejtuesit të automjetit. Policia beri arrestimin e , Claudiu Serban, Iulan Crauciuc, Florian Badea, të tre banues në Tragovistë te Rumanise