E Diel, 1 Nëntor 2026

Vau i Dejes, ekzekutohet nena e 6 femijeve

Nje 57-vjecare nene e 6 femijeve eshte qelluar per vdekje me arme zjarri dhe ka humbur jeten.

Ngjarja ka ndodhur ne Lac te Vaut te Dejes, ne rrethin e shkodres, kur Ndoc Brozi, 45 vjec i sapo kthyer nga emigracioni ekzekutoi Marie Brozin gruan e kusheririt te tij. Vrasja ka ndodhur ne shtepine e autorit te ngjarjes.

Brozi kishte thirrur viktimen dhe me pas e ka vrare ate ne sy te gjithe familjareve te tij dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai kishte dy dite qe ishte kthyer nga Greqia dhe thuhet se ka patur shume debate me te afermit e tij ne lidhje me vdekjen e nenes se tij 60- vjecare Dake Brozi.

E moshuara u gjet dy muaj me pare me fyt te prere brenda shtepise se saj. Me gjithe dyshimet e shumta policia doli ne konkluzionin se kemi te bejme me nje vetevrasje, por i biri i saj nuk ka qene dakort me kete version.

45-vjecari akuzonte per vrasjen gruan e kusheririt te tij dhe eshte kthyer nga Greqia per ta ekzekutuar.

Ata kane debatuar ne ambientet e brendshme te shtepise deri sa 45-vjecari ka qelluar me nje pistolete.

Policia nderkohe ka nisur kerkimin e autorit te ngjarjes qe eshte larguar ne drejtim te zones se pyllezuar afer baneses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›