Vazhdojnë hetimet për sulmin në Bengazi

Tre zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dalin sot para një komisioni në Kongres, për të dëshmuar lidhur me sulimin vdekjeprurës të vitit të kaluar ndaj misionit diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë.
Njëri prej zyrtarëve që do të flasë para një komisioni të Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët, është Gregory Hicks, ish-zëvendës-shef i misionit në Libi.
Zoti Hicks i ka thënë hetuesve se ai ka vënë në pikëpyetje përse forcat ushtarake amerikane nuk u dërguan në konsullatë menjëherë pasi ndodhi sulmi, më 11 shtator të vitti 2012.
Republikanët në Kongres e kanë akuzuar administratën Obama se e ka ç’orjentuar qëllimisht publikun lidhur me hollësitë e sulmit. Shumica e kritikave i drejtohen ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
Por demokratët thonë se hetimet janë një përpjekje me motive politike për diskreditimin e zonjës Clinton, e cila është përmendur si një kandidate e mundshme e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.