Tajvan, 200 persona mund të kenë mbetur nën baltë
Ekipe të ndihmës së shpejtë u dërguan sot në një fshat të thellë të Tajvanit, ku afro 200 persona mund të kenë mbetur nën baltë të shkaktuara nga reshjet e forta që shoqëruan tajfunin Morakot, njoftoi media. Trembëdhjetë ushtarë të një njësie elitë dhe tetë zjarrfikës u çuan me helikopter në Hsiaolin, në kontenë e Kaohsiungutg (jug), ku sipas medias, 200 persona mund të kenë mbetur nën baltë. Pak më parë, ekipet e ndihmës së shpejtë kishin evakuuar 45 persona që nga ana e tyre kishin njoftuar se disa anëtarë të familjeve të tyre kishin mbetur të zënë në kurth. Një burrë 46 vjeç, tregoi në kanalin informativ TVBS se e kishin shpëtuar për një qime, por se dhjetë anëtarë të familjes së tij ishin përpirë nga balta. "Janë zhdukur të gjithë", siguroi ai. Shërbimet e ndihmës parashikojnë të dërgojnë 160 njerëz shtesë në vend, njoftoi AFP-në Liang, një nga zyrtarët. "Për sa kohë të na e mundësojë koha, ne do të dërgojmë më shumë ekipe shpëtimi në vend", tha ai. Sipas televizionit lokal, 200 banesa mund t'i kenë marrë me vete përrenjtë e baltës.
Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë janë zhdukur pas kalimit të tajfunit Morakot në ishullin e Tajvanit, që ka shkaktuar përmbytje të mëdha, njoftuan sot shërbimet e ndihmës së shpejtë.
Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë janë zhdukur pas kalimit të tajfunit Morakot në ishullin e Tajvanit, që ka shkaktuar përmbytje të mëdha, njoftuan sot shërbimet e ndihmës së shpejtë.