Vazhdojne debatet per viziten e Tadic
Ne Kosove kane vazhduar debatet rreth vizites se presidentit serb Boris Tadiç ne Manastirin e Deçanit gjate se ciles ai e quajti Kosoven pjese te Serbise. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi, tha se vendimi i tij per t’i dhene leje presidentit serb qe te vizitonte Kosoven ishte ne interes te shtetit te ri. Ai i beri komentet pas kthimit nga nje vizite ne Slloveni.Thaçi tha se leja u dha duke patur parasysh faktin se ushtrimi i lirive fetare eshte i garantuar nga te gjitha konventat nderkombetare dhe duke e konsideruar kete si nje vizite private dhe te natyres fetare. Vendimet i marr ne perputhje me interesat e shtetit dhe te ardhmes euroatlantike te vendit, pa u bazuar ne kalkulime personale te çastit apo te ngushta," tha Kryeministri Thaçi.