Tërmeti në Greqi, 2 të vdekur, 20 të plagosur
Autori i Lajmit: red.
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6,5 sipas shkallës së hapur të Rihterit, që tronditi dje Peloponezin, në jug të Greqisë, ka shkaktuar të paktën një të vdekur dhe rreth 20 të plagosur, bënë të ditur autoritetet greke.
Një burrë rreth 60 vjeç mbeti nën çatinë e shtëpisë së vet në fshatin Kato Ahaia, në departamentin e Ahaïsë, në veriperëndim të Peloponezit, bënë të ditur zjarrëfikësit. Shërbime të ndryshme të shëndetësisë dhe shpëtimit në departamentin e Ahaisë, Elidesë, si dhe në ishullin e Leukadisë, (deti Jon), kanë njoftuar për rreth 20 të plagosur. Lëkundja, e cila u ndje në gjithë Peloponezin dhe në zona të tjera të vendit, deri në Athinë, ndodhi rreth orës 15:30, me orën lokale (12:30 GMT), 205 km në perëndim të kryeqytetit, afër qytetit Andravidës, në Elide, bëri të ditur Instituti gjeodinamik i Observatorit të Athinës.
Athinë
Ora 19:00-Një vajzë shqiptare vetëm 5 vjecc është plagosur nga tërmeti që tronditi Greqinë. Vogëlushja Maria Ainazi ka thyer këmbën dhe është dërguar në spitalin e Amaliadhës për mjekim. Mjekët konfirmojnë se vajza është jashtë rrezikut për jetën.
Ora 18:25-Një vajzë shqiptare 9 vjecce ka arritur t i mbijetojë tërmetit të fuqishëm që goditi Greqinë. Vajza e vogël me emrin Alba ka qëndruar mbi dy orë e gjysmë nën gërmadha dhe fatmirësiht ka arritur të dalë e gjallë nga gërmadhat. Ajo u izolua poshtë germadhave si pasojë e një peme që ka rënë mbi shtëpinë, ku banonte me prindërit, vëllain dhe gjyshen. E plagosur lehtë, por jashtë rrezikut për jetën, vajza po merr mjekimin në spital.
Epiqendra e tërmetit
Sipas instituteve greke sizmologjike epiqendra e tërmetit ka qenë në veriperëndim të gadishullit të Peloponezit disa dhjetëra kilometra larg qytetit të Patrës. Sipas meteorologëve tërmeti ishte në thellësi prej dhjetë km dhe kjo sipas tyre do të ketë tërmete të tjera që do të ndjekin tërmetin e madh që u shënua në orën 03:28 minuta me orën greke. Madje, një prej tërmeteve që pasuan u shënua në orën 04:25 me fuqi prej 4.7 ballësh të shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë shumë në gjithë gadishullin e Peloponezit, në Greqinë Perëndimore deri në Janinë, në Kardhicë si dhe në Athinë apo në ishujt e detit Jon. Deri tani ka shumë shtëpi të dëmtuara pjesërisht. Disa prej fshatrave të përmenduar nga mediat greke që kanë pësuar dëme janë edhe në krahinën e Pirgut. Gjithashtu një prej rrugëve nacionale Tripoli-Athinë ka pësuar dëmtime dhe lëvizja e automjeteve bëhet me vështirësi.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008