E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne kerkimet per nje vaksine kunder virisut HIV

Ne maj te vitit 1997 presidenti amerikan Bill Klinton percaktoi objektivin per zhvillimin brenda 10 vjeteve te nje vaksine kunder virusit HIV qe shkakton Siden. Per arritjen e ketij qellimi teper ambicioz  ne Institutin Kombetar te Shendetesise u krijua qendra per kerkime ne fushen e Sides. Por 10 vjet kane kaluar dhe nje vaksine kunder HIV-it ende nuk ka ndersa shkencetaret po punojne me ngulm dhe thone se kane bere disa zbulime premtuese ne kete drejtim.

Ashtu si shume specialite ne trajtimin e Sides Dr Raymond Martins ne Kliniken Walker Whitman ne Uashington eshte i lodhur nga mungesa e perparimit drejt nje vaksine kunder HIVit.

Kombet e Bashkuara thote se me shume se 30 milione njerez ne mbare boten jetojne me virusin HIV. Barna te fuqishme tani mund te kufizojne demin e virusit ndaj sistemin imunitar por vaksina per neutralizimin e virusit apo parandalimin e infektimit mbetet e pa-arriteshme.

Virusi HIV ndryshon shpejt dhe kjo e ben shume te veshtire per te zhvilluar nje vaksine efektive thote Dr Martins.

Dr Gary Nabel ka qene drejtor i Qendres Kerkimore per Vaksina ne Institutin Kombetar te Shendetit qe nga themelimi i saj 12 vjet me pare. Edhe ai e sheh virusin HIV si nje kundershtar te veshtire me karakteristika unike dhe kjo e ka vonuar zhvillimin e vaksines.

Virusi ndryshon gjenetikisht prandaj vazhdimisht shfaqet ne forma te reja.

Nje tjeter tipar i HIV-it eshte se proteinat ne siperfaqen e virusit jane gjithmone ne levizje gati si nje dege peme qe tundet nga nje ere te forte. Keto proteinat jane te veshura edhe me sheqerna qe maskojne identitetin e tyre dhe keshtu sistemi imunitar nuk ka nje objektiv te palevizshem per ta sulmuar ose nga i cili mund te mbrohet.

Sepse levizja e proteinave te maskuar me sheqerna e bene shume te veshtire per sistemin imunitar qe ta dalloje virusin.

Vitin e kaluar Qendra kerkimore per vaksina beri nje zbulim premtues. Shkencetaret zbuluan nje pjese te virusit qe nuk ndryshon kurre i perbere me antitrupa nga njerezit e infektuar me HIV. Me e rendesishmja eshte se shkencetaret i kane klonuar keto antitrupa ne laborator.

Keto antitrupa qe vijne nga individet e infektuar me HIV mund te njohin dhe neutralizojne mbi 90 per qind te ndryshimit mutacionit te virusit HIV thote Dr Nabel. Kjo eshte dicka qe nuk e dinim nje vit me pare. dhe do te na ndihmoje per zhvillimin e nje vaksine te perhereshme dhe te efektshme.

Dr Nabel paralajmeron se kjo qasje e re per nje vaksine HIV eshte ne faza paraprake. Edhe nese gjithcka shkon mire suksesi mund te jete shume vite larg. Per tani megjithate ekziston nje drite shprese.

Vaksina do te provohet para se te shperndahet thote Dr Nabel. Mendoj se ne kemi nevoje per ta provuar para se te themi se vaksina eshte zhvilluar. Por mendoj se jemi ne nje situate krejtesisht ndryshe nga sa kemi qene ne te kaluaren.

vizitoni http//astritlulushi.wordpress.com/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›