Kosove Situate e qete ne Veri

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se situata e sigurisë në Veri është e qetë dhe nën kontroll të forcave të sigurisë, një natë pas arritjes së marrveshjes me KFOR-in.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, deklaroi se gjendja është e qetë dhe se nuk është raportuar asnjë incident. Kelani ka deklaruar se në vendkalimet kufitare vazhdojnë të qëndrojnë forcat e KFOR-it.Nga ana tjeter, media bën të ditur se disa rrugë në veri të Kosovës kanë qenë pjesërisht të bllokuara gjatë natës, ndonëse marrveshja e arritur është vlerësuar dhe nga pala serbe.
Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, tha se marrëveshja e arritur me KFOR-in është “një marrëveshje e mirë në rrethanat aktuale”.
“Marrëveshja është e karakterit të përkohshëm, ajo nuk është ideale, nuk është më e mira, por në çdo rast ndihmon në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit, si dhe në ruajtjen e pozicionit që kanë serbët e Kosovës”, tha Setfanoviç për mediat serbe.
Sipas tij, marrëveshja në fjalë, gjithashtu, hap mundësinë e vazhdimit të dialogut dhe do të aplikohet së paku deri më 15 shtator.
Delina Bitraku