E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë luftimet, 3 të vrarë në Homs

Aktivistët thonë se tre viktima janë shënuar në Homs, gjatë granatimit disaorësh të këtij qyteti nga forcat siriane të sigurisë.

Të njëjtat burime thonë se kryengritësit kanë sulmuar një stacion policie në Alepo.

Autoritetet siriane kanë paralajmëruar të dielën se forcat e tyre do të përgjigjen kundër “sulmeve të intensifikuara të rebelëve”.

Të shtunën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi unanimisht rezolutën që parashikon vendosjen e 30 vëzhguesve të OKB-së në Siri, për të monitoruar zbatimin e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.

Rreth 10 000 persona thuhet të kenë humbur jetë në Siri, që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare dhe i dhunës, në mars të vitit të kaluar.
/Start/

                                                                                             2012-04-15 21:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›