E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Siri vazhdojnë luftimet, mbërrijnë monitoruesit e OKB-së

Një zëdhënës i OKB-së, tha për “BBC”-në se monitoruesit do të vihen në kontakt me qeverinë dhe opozitën siriane para se të fillojnë punën në terren.

Më shumë monitorues pritet të mbërrijnë më vonë të hënën. Numri i tyre parashikohet të shkojë deri në 30 deri në fund të javës.

Ndërkohë, dhuna ka vazhduar pavarësisht armëpushimit, pasi rreth 25 persona raportohet se kanë humbur jetën vetëm gjatë ditës së diel, shumica e të cilëve në Homs.

Aktivistët thanë se forcat e sigurisë kanë rritur bombardimin e bastioneve të opozitës në qendër të qytetit. /Start/F. P/

                                                                                             2012-04-16 09:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›