Vazhdojnë luftimet në Siri

Forcat qeveritare në Siri po vazhdojnë edhe të enjten sulmet ndaj zonave të kontrolluara nga luftëtarët opozitarë në tërë vendin, kryesisht në zonat përreth Damaskut, njoftuan aktivistët për të drejtat e njeriut.
Forcat e regjimit thuhet se kanë sulmuar qarkun e Al Hajar Al Asvad-it në jug të Damaskut.
Kryengritësit rebelë, ndërkaq, thuhet se e kanë sulmuar qarkun e Al Kadamit ku i kanë vrarë 10 ushtarë, ndërsa i kanë plagosur disa të tjerë.
Luftimet në Allepo,qendrën e përleshjeve përgjatë disa javëve të kaluara, nuk kanë përfunduar ende.
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, vlerësoi se civilët po përballen me dhunë “të tmerrshme” në Alepo.