Sot, Dita europiane e viktimave të stalinizmit dhe nazizmit
Sot do të shënohet Dita Europiane në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit. Parlamenti Eiropian miratoi në vitin 2008 një rezolutë, me të cilën 23 gushti u përcaktua të jetë ditë formale e përkujtimit të viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive.
Kjo ditë u zgjodh për të koinciduar me 23 gushtin 1938, ditën kur u nënshkrua pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste.
Një deklaratë e Parlamentit Europian theksoi se: Dëbimet, vrasjet dhe skllavërimet masive të kryera në kuadër të akteve agresive të stalinizmit dhe nazizmit hyjnë në kategorinë e krimeve kundër njerëzimit.
Në vitin 2009 Parlamenti miratoi një rezolutë tjetër për të dënuar krimet e totalitarizmit në Europën komuniste, në regjimet naziste dhe fashiste.
23 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Sot, Dita europiane e viktimave të stalinizmit dhe nazizmit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip