Merkel e Holandë flasin për Greqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Fronsua Holande do të takohen gjatë ditës për të diskutuar mbi krizën e borxheve në Greqi.
Takimi në Berlin vjen para takimeve të ndara që Merkel dhe Holande do të kenë me kryeministrin grek, Antonis Samaras.
Lideri grek shpreson që të fitojë mbështetjen e investitorëve për të zgjatur nga dy në katër periudhën brenda së cilës duhet të përmbushën kriteret kursyese për vendin.
Merkel ka thënë, megjithatë, se nuk do të mbështeste koncesione të tilla për Athinën.
Shefi i krerëve të Eurozonës, Jean-Claude Juncker, tha se Greqia ka shansin e fundit për të shmangur falimentimin, por se vendimi final do të varet nga trojka e përbërë nga BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.