E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojne ndertimet pa leje ne Shengjin

LEZHE. Edhe perse eshte marre nje vendim nga ana e Qeverise qe te mos lejohet asnje ndertim ne zonat turistike, ne Shengjin kjo urdherese e dale nga qeveria nuk zbatohet. Madje shikohet nje konkurrence e madhe mes ndertuesve, te cilet punojne vazhdimisht duke mos perfillur as pushuesit, te cilet frekuentojne plazhin e Shengjinit. Sapo te hysh ne plazhin e Shengjinit, nese e marrin vesh se nje perfaqesues i mediave, te “fortit“ qe jane njekohesisht edhe shoqeruesit e presidenteve anonim, qe ndertojne ne menyre te paligjshme diten me diell qe vine dhe te kercenojne menjehere, duke u shprehur”, - mos bej gabim te kthesh koken andej nga po ndertohet se veshtire te dalesh qe ketu”. Por ka edhe nga ata badigarde te cilet edhe pse jane urdheruar qe te bejne rolin e te fortit vijne e te kerkojne me perulesi “nese do te na heqesh buken e kalamajve fotografo, une me kete mbaj femijet “. Megjithese vetem nje muaj me perpara kryetari i komunes Shengjin, Luigj Prela ka deklaruar se “Nuk kam dhene dhe nuk jape asnje leje ndertimi pa mbaruar plani rregullues i plazhit te Shengjinit, kjo ben perjashtim per te fortit qe pas vetes kane patjeter nje person te fuqishem te veshur me pushtet. Nderkohe qe policia ndertimore e hequr nga Lezha dhe transferuar ne Shkoder, qe ndalon ndertimet e paligjshme, edhe perse e ka ne juridiksion Shengjin, duket se ka te pamundur te mesoj rrugen per te ardhur ne bregdetin e Shengjin. Ndersa intensiteti i punimeve qe po kryhen mbi reren e plazhit te Shengjinit, po dergon ne izolimin gradual te plazhit, ku njerezit shume shpejt do e kene te veshtire te gjejne vend per te qendrimi per te pushuar ne kete plazh. Kete vit edhe nese komuna kishte parashikuar qe te kishte vrojtues, te cilet pretendohen se do te sherbenin per te ndihmuar pushuesit, kjo nuk u be e mundur. Nje detyre kjo qe ka mire funksionuar vitet e tjera shume mire dhe me shume efektshmeri, per fat te keq kete nuk ka ndodhur. Nderkohe qe duhet te theksojme se deri tani nuk ka pasur asnje rast problematik per pushuesit, te cilet mesa duket jane qene te kujdesshem per te notuar ne limitet e percaktuar, cka bere qe te eliminohet rreziku qe te mbyten ne det. Por nje tjeter fenomen jo pak shqetesues po ndodh dite e fundit, pasi pushuesit kane filluar te largohen shume shpejt nga plazhi i bukur i Shengjinit. Ndoshta per ne ndonje plazh tjeter dhe kjo ka tashme arsyet e veta. Pasi mungesa e ujit te pijshem, zenia e vendit nga shezllonet dhe shkaterrimi i infrastruktures kane ndikuar negativisht ne kete situate aspak te kendshme ne kete plazh.

13 police

Te qarkullimit rrugor ka aktualisht, posta e policise ne Shengjin per ruajtjen e rendit, qetesise si dhe sigurise ne rruge. Por ky eshte nje numer shume i vogel po te kihet parasysh numri i larte i turisteve qe frekuentojne kete zone.

Kastriot Kol Marku nga Shengjini

“Papastertia ne plazh, burim semundjesh”

“Jam banor i Shengjinit, ku ka dy vite qe kam ardhur dhe vendosur ne kete qytet. Me vjen keq qe situata kete vit plazhi i Shengjinit ka me pak pushues. Une personalisht nuk jam qe te mos ndertohen rruge dhe te mos investohet ne Shengjini, por ky investim duhej bere me pare ose te pakten per momentin te nderpritej dhe te respektoheshin pushuesit. Nuk ke nga te hysh ne Shengjin. Une jam mjek dhe mund te them edhe nje problem tjeter qe si rezultat i papastertise ne plazh, semundjet gastrointestinale kane ardhur duke u rritur me shume se nje vit me perpara, kete tek ata femije qe frekuentojne plazhin”.

Mark Marku nga Lezha

“Rruget e Shengjinit si te Irakut”

Pesimizem te pashmangshem tregon Marku per plazhin e kesaj vere ne Shengjin. “Vij vazhdimisht ne Shengjin, pasi edhe plazhin e kam afer. Por kete vit, pervec vapes na ka sjelle ne maje te hundes edhe rruga qe eshte e shkaterruar plotesisht. Jane bere rruget e Shengjinit si rruget e Irakut pas bombardimeve. Sa per uje te pijshem, dihet dhe as kete vit nuk ja mbajme mendjen, pavaresisht se kryeministrin kam pare kur ka prere shiritin e inaugurimit te ujesjellesit. Ndersa nuk shikoje as policine tatimore te kryej kontrolle neper dyqane, pasi kane ngritur cmimet ne menyre te shpejte dhe te madhe. Ndersa nga do te shkosh dhe te qendrosh e ke te veshtire te zesh vend, per shkak te kioskave te vendosura siper reres dhe njekohesisht shezllone gjithandej”.

Luan Gjovaraj nga Prizreni

“Shengjinit i mungon reklama”

Eshte dita e pare qe ka vizituar Shengjin, per te cilin deri tani kishte degjuar shume pak. Luan Gjovaraj vjen nga Prizreni. “Kam degjuar pak per Shengjin. Ndryshe nga plazhet e Durresit dhe Vlores qe ju behet reklame ne Kosove, per Shengjinin kjo gje mungon ne Kove. Kam ardhur sepse nuk e kisha ardhur ndonjehere ketu dhe Durresin e Vloren i kisha pare vite me pare. Me pelqen mikpritja qe kishin banoret dhe komunikimi me ta. Sa per cmimet, per ne qe kemi ardhur te parapergatitur nuk jane shume lart. Shpresoj qe pastertia e plazhit te jete akoma me e mire dhe ne te ndergjegjesohemi per nje gje te tille. Pasi mbeturinat nuk mundet te hidhen ne rere”.

Arbis Ahmeti nga Lezha

“Kete vit ka pak pushues”

Viziton gjate diteve te fundjaves Shengjin, por i vjen keq qe ka renie te pushuesve kete vit, pasi e kam si bregun e qytetit tim. “Ajo qe me vjen me te vertet keq eshte se plazhi, ndryshe nga vitet e tjera ka filluar te boshatiset, pasi ka me pak pushues se cdo vit. Madje kjo ulje te numrit te pushuesve,gje qe ndodh edhe ne fundjave. Kjo mendoj se ka lidhje me ngritjen e cmimeve dhe pislleku i madh qe ka mbuluar plazhin. Edhe pse jemi ne kulmin e kohes se pushimit, vazhdohet akoma te ndertohet ne rruge dhe ne ujesjelles. Akoma ne shqiptaret nuk po mesohemi me nje fakt, qe sa me shume xhiro ditore t’i besh nje biznesi aq me shume fiton, kjo sigurisht ndodh kur ke dhe cmime te arsyeshme. Imagjinoje krahasuar me qytetin e Lezhes, cmimet ne Shengjini jane dy here me te larta. Une mendoj se ne vete po i debojme pushuesit”.

Kristian Perndoj, nga Lezha

“Plazhi duhet te mbahet me paster”

Mungon edukata e te berit biznes ne vendin tone, tregon Kristiani per gazeten”. “Eshte per te ardhur keq qe jemi ne vitin 2008 dhe ne nuk kemi akoma uje te pijshem. Imagjinoje nje uje pa gaz, vetem nje liter e gjysme ka vajtur 100 leke ne Shengjin, sepse eshte malli me i kerkuar. Vijme per te bere plazh dhe largohemi me friken se mos kemi marre ndonje infeksion. Plazhi duhet te pakten te mbahet me paster. Ketu banoret punojne tre muaj sa per gjithe vitin dhe pushteti lokal nuk merr asnje mase per t’u ardhur ne ndihme pushuesve. Ne na merr frika se do vijne e na ngrene edhe nga cadra ku jemi rehatuar, se i kane zene te tjere persona, keta me siguri nga ata qe shpenzojne me shume”.

Dona Gjergji tregtare

“Cmimet e larta, largojne pushuesit”

Tregtarja nga Lezha tregon se kete vit ndihet shume renia e pushuesve ne plazhin e Shengjinit. “Kam vite qe vij e tregtoj kolipuca. Por si ky vit nuk ka bere vaki, nuk nxjerrim shpenzimet ditore. Kjo ka ardhur si rezultat i ngritjes se cmimeve, pasi shikoje qe turistet nuk blejne si me pare. Punoj te pakten 16 ore ne dite pa pushim dhe kur shikoje sa marre nuk e di si e perballoje jetesen. Nuk mbaj mend kaq pak pushues ne Shengjin edhe kur kemi qene para viteve ‘90 dhe kjo mendoje vjen edhe per faktin se nuk eshte vene dore akoma ne ndertimin e nje infrastrukture urbane qe te zgjidhte problemin e nje transporti normal”.

Gjergj Gjergji, Lezhe, pensionist

“Shteti duhet te kishte marre masa me pare”

Per pensionistin shpresat e vetme jane puna e femijeve, ne te kundert nuk mund te shijoje as edhe nje dite plazh. “Shyqyr qe me punojne femijet, pa me pese mije leke te vjetra qe me shtoi Saliu, nuk do e shikoja me sy plazhin jo me te qendroja. Edhe ketu jetoj me diete sepse me dalin leket per buke, jo me te vije per dite ne plazh. Te them te drejten cmimet jane shume te shtrenjta, kostoja e jeteses eshte shume e larte dhe njerezit nuk kane ku te punojne. Eshte shtrenjtuar shume jeta. Atehere si mund te vijme ne plazh me kete rruge te shkaterruar, ku rrezik te thyem brinjet ne mjetet qe vine nga lekundjet qe ata pesojne. Shteti duhet te kishte marre masa me pare, per t’u ardhur ne ndihme pushuesve, jo sot kur eshte piku i levizjes se njerezve”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›