Vazhdojne perleshjet e dhunshme ne Kajro
Të dielën shënohet një vjetori i presidencës egjiptiane të Mohamed Morsit. Protestat dhe mannifestimet në shesh premtojnë një situatë të tensionuar që mund të cojë në incidente të rënda. Ndërkohë autoritetet fetare paralajmërojnë për rrezikun e një lufte civile.
Në Kajro ashtu si dhe në Aleksandri, kanë zbritur në shesh militantë pro dhe kundër Morsit.
Gjithësesi kjo mbetet një parathënie e asaj që pritet të ndodhë të dielën, ditën e një vjetorit të presidencës së Morsit, ku pritet të marrin pjesë me miliona persona.
Komentet e manifestuesve janë të ngarkuara me zemërim:
‘Jemi këtu për shkak të presidentit Mohamed Morsi, një vrasës, armik i Zotit dhe cnjerëzor. Jam në shesh për të shpëtuar vendin që ata e kanë shkatërruar.”
Xhamia e Al-Azhar, autoriteti më i lartë fetar në vend, ka bërë apel për qetësi, dhe ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile.
Në kryeqytet kanë qenë të shumtë dhe mbështetësit e presidentit Morsi:
“Me ndihmën e Zotit jemi përgatitur për 30 qershorin, për të denoncuar dhunën në të gjitha format e saj. Dhe nuk do të largohemi deri sa të zbatohet ligji.
Analistët mendojnë se numri i madh i njerëzve që pritet të manifestojnë të dielën si dhe situata e tensionuar mund të degjenerojë në episode të përgjakura.