E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet i riu duke u lare ne lumin Shkumbin

Humb jetën ndërsa kishte shkuar për t'u freskuar në Shkumbin nje i ri nga fshatrat e Peqinit. Erjon Alla me banim në Çengelaj ka gjetur vdekjen ndërsa kishte shkuar të lahej në ujrat e lumit Shkumbin.
Sipas dëshmitarëve okularë 22 vjecari është hedhur nga 10 m lartësi por gjatë zhytjes është përplasur me një masë shkëmbore dhe ka gjetur vdekjen.
Megjithë ndihmën e dhënë nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›