E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë përleshjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 13:05

Përleshjet mes trupave tajlandeze dhe kamboxhiane në kufirin mes dy vendeve kanë hyrë në ditën e katërt.
Gjuajtje me artileri janë dëgjuar edhe mëngjesin e djeshëm rreth tempullit të shekullit XI, Preah Vihear. Kamboxhia thekson se ai tashmë është dëmtuar rëndë nga luftimet, të cilat deri më tani kanë lënë pas pesë viktima.

Mijëra civilë janë evakuuar nga fshatrat në dy anët e kufirit mes vendeve.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i bëri thirrje të dyja palëve për “përmbajtje maksimale”.

Kjo është situate më e tendosur mes dy vendeve prej shumë vitesh. Luftimet mes dy palëve kanë shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve dhe një civili kamboxhian dhe një ushtari e një civili tajlandez.

Konflikt mes dy shteteve zhvillohet rreth tempullit të lashtë.

Të dy shtetet pretendojnë se tempulli i përket atyre.

Qëkur Kamboxhia fitoi Trashëgiminë Botërore për tempullin në vitin 2008, tensioni në rajon ka shënuar rritje. Një gjykatë ndërkombëtare vendosi në vitin 1962 se tempulli i takon Kamboxhias, edhe pse hyrja kryesore është në Tailandë dhe zona përreth synohet nga të dyja palët.

Gjatë dekadave të kaluara, dy shtetet kanë zhvilluar disa përleshje të armatosura në këtë zonë të kontestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›