E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne protestat ne Londer pas vrasjes se ushtarit britanik

Në Mbretërinë e Bashkuar vrasja makabër e ushtrarit britanik i ka dhënë arsye ekstremit të djathtë të fitojë më shumë terren. Ndërsa qeveria e Dejvid Kamerun mbetet ende e ndarë për masat që duhet të merren për të parandaluar radikalizimin e myslimanëve britanikë.

Rreth një mijë simpatizues të Ligës angleze të mbrojtjes kanë marshuar në rrugët e Londrës për të ndaluar para Dauning Strit, që për momentin është bosh.
Kryeministri Dejvid Kamerun është aktualisht në qendër të kritikave pasi ndodhet me familjen për pushime në Ibiza, në një kohë që vendi është në gjendje alarmi.

Policisë britanike i është dashur të bëjë murin ndarës ndërmjet ekstremistëve të djathtë dhe grupit më të vogël në numër “të bashkuar kundër racizmit”.

Në Uluiç familja e ushtarit të vrarë Li Rigbi ka vizituar vendin e krimit për të vendosur lule dhe për të lexuar mesazhet e shumta dedikuar atij.

Në kuadër të hetimeve ëshët arrestuar dhe personi i dhjetë në lidhje me vrasjen, ndërsa dy britanikët me origjinë nigeriane do të merren me pyetje sapo të dalin nga spitali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›