E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e policit Selman Lena dhe plagosja e Pjeter Lleshit jane aksidentale

Goditja me makinë e dy efektivëve të policisë në rethrrotullimin e Kamzës, ku gjeti vdekjen inspektori Selman Lena dhe u plagos rende polici Pjetër Lleshi ka qenë aksidentale. Ky eshte konkluzioni I nxjerr nga ekspertet e policisë rrugore të renditur në raportin përfundimtare të akt-ekspertizës auto-teknike.
Për të arritur në këtë konkluzion, mësohet se ekspertët kanë rindertuar skemen e vendit te ngjarjes si dhe pozicionet ku ndodheshin makinat ne momentin e aksidentit.
Pas këtij raporti që tashmë I është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda, këta të fundit kanë deleguar çështjen pranë organit të akuzës në kryeqytet, ku I dyshuari I arrestuar Edmir Koleci nuk do të gjykohet për akuzën e vrasjes me dashje por atë të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Kjo veper penale, sipas prokurorise, eshte konsumuar nga I dyshuari pasi në momentin e aksidentit ka qenë duke ecur tej normave të shpejtësisë së lejuar…gjithashtu I dyshuari ka rezultuar se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit, kjo e provuar nga analizat laboratorike të kryera pas arrestimit.
Ngjarja ku mbeti I vrarë inspektorit Selman lena dhe u plagos Pjeter Lleshi ka ndodhur mbremjen e 4 majit në rreth rrotullimin e Kamzës, ku punonjësit e policisë kishin ngritur postbllokun policor për kontrollin e dokumenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›