Prifti: Do të tregoj se si vjedh çifti Meta- Kryemadhi. Ky do jetë viti i transparencës
Kryetari i LSI, Ilir Meta, doli në një konferencë për shtyp për të treguar se cilat do jenë prioritetet e kësaj partie për këtë vit. Në shkelje të statutit të LSI, Meta tha se do kandidojë për herë të tretë radhaz për kryetar. Mësohet se Meta ka shfaqur disa copa nga video Prifti- Beqiri. Në lidhje me konferencën e Metës ka reaguar edhe deputeti Dritan Prifti, që ka thënë se Meta po bën shantazhe përpara se të jepet pretenca. Më 6 janar jepet pretenca për çështjen Meta- Prifti. Por ky i fundit tha se sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do i hapet një tjetër.
Sot Ilir Meta ka dale konferencë shtypi per te folur per prioritetet e LSI dhe se ky do jete vit suksesesh per shqiptaret. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur ne nje mbledhje te LSI paradite disa pjese te shkeputura dhe pa ze te videos PriFti Beqiri. Ky hajdut me çizme perpiqet te bej shantazh ndaj meje nje dite para pretences qe do jepet neser nga prokuroria ne gjyqin ndaj tij. Sa te mbyllen hetimet shqiptareve do ja tregoj une kete video. Do ti tregoj pjeset me ze dhe figure qe censuron Meta dhe si ai trajton marrëdheniet ne miqte dhe nderkombetaret. Meta ska shpetim. Pasi tja mbylle gjykata me leke kete ceshtje, atij do ti hapet tjetra menjehere. Do tju tregoj me ze dhe figure vjedhje te reja dhe te vjetra te ciftit Meta- Kryemadhi. Ska burre kurve qe me ben mua shantazh. Do ishte mire qe kryesia ta degjonte videon me ze dhe te plote per te kuptuar se cili eshte kryetari i tyre. Une angazhohem qe 2012 te jete viti i transparences dhe te vertetes per çdokend qe pretendon te qeveris kete vend, thuhet në deklaratën e Priftit.