Vazhdojne sulmet ne Gaza
Nje aktivist palestinez u vra nga ushtria izraelite, bene te ditur sherbimet palestineze te sigurise. 21 vjeçari, anetar i brigadave al-Qods te Xhihadit islamik u vra nga ushtaret izraelite ne shtepine e tij ne Qabatiya, ne veri te Cisjordanise. Nensekretari i Kombeve te Bashkuara per ndihma humanitare John Holmes ka kritikuar grupin islamist Hamas se po konfiskon ndihmat ne Qytetin e Gazes. Ai tha se veprimet e tilla mund te rrezikojne furnizimet me ndihma per qytetaret ne Gaza.