E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE kërkon më shumë të drejta për minoritarët

Prishtinë - Çështja e minoriteteve në Kosovë ka qenë ka dominuar takimin që Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar me komisionarin e lartë për minoritete të OSBE-së, Knut Vollebaek. Kryeministri Thaçi, ka njoftuar z.Vollebaek lidhur me progresin e arritur të institucioneve të Kosovës në implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisari, në respektimin dhe avancimin e te drejtave të minoritarëve, dhe punën për ndërtimin e një shoqërie multietnike efikase në kuptimin e integrimit të plotë të minoriteteve . Ai tha se Kosova gradualisht po bëhet model i respektimit të të drejtave të njeriut në rajon, duke inkorporuar në mënyrën më afirmative të mundshme edhe minoritarët në institucionet dhe shoqërinë kosovare. Me gjithë vështirësitë që kemi pasur në të kaluarën, e cila ka qenë ë hidhur, tash është koha që të gjithë të shikojmë përpara, t’i marrim dhe t’i implementojmë angazhimet tona në raport që kemi me dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe respektimin afirmativ të të drejtave të minoritarëve.

“Është me rëndësi që të gjithë minoritarët të jenë pjesë edhe e Parlamentit, Qeverisë që udhëheq unë; është formuar edhe Këshilli Konsultativ pranë Presidentit; funksionon edhe Zyra ime në kapacitetin tim kryeministror; kemi ndarë edhe mjete financiare; jemi duke bërë çmos me të gjitha përgjegjësitë tona shtetërore që ta inkurajojmë edhe më tej kthimin e të gjithë të zhvendosurve, të cilët dëshirojnë të vijnë në pronat dhe shtëpitë e tyre në Kosovë, në mënyrë që sot, një vit pas shpalljes së pavarësisë, Kosova të ecë me një perspektivë të sigurt evropiane, perspektivë të sigurt të respektimit të të drejtave të njeriut, perspektivë të sigurt integruese të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, por para së gjithash ne duhet të kemi sukses në Kosovë dhe suksesi është i garantuar z. ambasador”, ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga ana e tij, komisionari i lartë për minoritete në OSBE-së, Knut Vollebaek tha se shpreson që Qeveria e Kosovës do ti adresoj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minoritete dhe do të angazhohet për integrimin e tyre në shoqërinë kosovare si e vetmja rrugë e prosperitetit të Kosovës.

Ambasadori Vollebaek shprehu bindjen se Kryeministri dhe ekipin i tij, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare në Kosovë, do t’a respektojmë diverzitetin dhe integrimin në shoqëri të komuniteteve joshqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›