Obama firmos ligjin për sigurimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak H. Obama firmosi një dekret për zgjerimin e mbulimit shëndetësor për katër milion fëmijë, deri tani të pasiguruar, për të cilën dha se ishte 'paradhënia' e premtimit për garantimin e mbulimit shëndetësor për të gjithë amerikanët. Ligji i prezantuar që në ditët e para pas fitores së demokratëve në Kongres, është i ngjashëm me një dekret përtë cilin ish-presidenti Bush vuri dy herë veton. Vendimi është marrë vetëm një ditë pasi, Obama humbi sekretarin e emëruar të Shëndetësisë Tom Daschle, nga administrata e tij. "Refuzoj të pranoj se ata miliona fëmijë dështojnë në arritjen e potencialit të plotë sepse ne dështojmë në plotësimin e kërkesave minimale të tyre', tha Obama përpara firmosjes së ligjit për Programin Shtetëror për Sigurimin e Fëmijëve. "Në shoqëritë moderne, janë disa detyrime të cilët nuk janë objekt tratativash apo negociatash, përkujdesi shëndetësor për fëmijët tanë është një nga këta detyrime', tha Obama. Më parë ligji u miratua me 290-të vota pro në Dhomën e Përfaqësuesve, 135 ligjvënës votuan kundër tij.Kostoja financiare prej 32.8 milion dollarësh do të mbulohet duke shtuar taksat federale ndaj cigareve. Sigurimi i përkujdesjes shëndetësore ishte një nga premtimet bazë të Barak Obamës gjatë fushatës presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.