E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon beteja e numrave në disa bashki të vendit

Vijon ende beteja e numrave në disa nga bashkitë e mëdha të vendit. Kështu në Elbasan kryesimin e garës vazhdon ta mbajë kreu Qazim Sejdini, i cili pret rikonfirmimin në krye të bashkisë. Ai ka 13670 vota, kundrejt Durim Hushit të PD-së, që ka marrë 9051 vota.
 

Në Korçë ku është duke numëruar kutija e parafundit Niko Peleshi kryeson me një diferencë të madhe votash ndaj kandidatit demokrat Andrea Mano, konkretisht Peleshi ka marrë 16 030 vota kundrejt kandidatit demokrat 13 619 vota.
 

Në Durrës vazhdon betejë e ashpër mes Dakos e Xhaferajt. Numërimi i 79 kutive nga 165 që janë në total nxjerr në krye Dakon e PS-së me 16 547 vota kundrejt Xhaferaj me 15 472 vota.
 

Shkodra nuk ka shumë surpriza. Nga numërimi i 60 kutive nga 95 gjithsej, Lorenc Luka i PD-së kryeson bindshëm me 12939 vota kundrejt kandidatit socialist, Uruçi me 7644 vota

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›