Përfundon numërimi në njësinë 4, Basha në avantazh

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në 48 në njësinë numër 4 në Tiranë. Rezultati final në këtë njësi është 140 vota avantazh për kandidatin e “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ndaj rivalit të tij të mjatë Edi Rama.
Kështu kandidati i djathtë Basha ka marrë 11000 vota, ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Rama ka marrë 10860 vota.
Kutija e fundit në KZAZ-në 48 ishte hapur orë më parë nga komisionerët e numërimit të votave por për shkak të parregullsive të gjetura komisionerët nuk mund të jepnin ndonjë rezultat për të. Ndërkohë numërimi ka përfunduar në njësinë 1 dhe në njësinë 10.