Kutite dhe shtetrrethimi beteje e ashper mes minibashkive
Ishte menduar qe gara per Tiranen do te ishte e forte sa i takon numrit te votave por jo per lojen me nervat. Komisioneret dhe numeruesit e votave se bashku me forcat e policise kane qene dje qendra e burimit te informacionit per mediat dhe publikun kurse kandidatet kane dale ne plan te dyte. Blendi Fuga kandidati i PD-se per minibashkine 10 njesia me problematike ne Tirane i jepte kuraje vezhguesve te tij te cilet qendronin pas portes se mbyllur nga policia. Lodhja dukej e qarte por Fuges i interesonte gjalleria e vezhguesve te tij. Ne kete njesi demokratet ishin ne avantazh me mbi 400 vota ku deri ne oren 1935 te mbremjes kishin mbetur pa u numeruar edhe 6 kuti nga 25 qe ishin gjithsej. Njesia 10 ishte dje e rrethuar gjate gjithe kohes nga forcat e shumta te policise te cilet nuk lejonin mediat dhe vezhguesit te qendronin prane qendres se numerimit KZAZ 54. Konflikti u pershkallezua kur policia nuk lejonte futjen ne shkollen Avni Rustemi ku pozicionohet KZAZ-ja e njesise 10 as dy deputetet e PS-se Fatmir Tocin dhe Paulin Sterkaj. Ky i fundit i rezistoi deri ne fund deri sa gjeti momentin per te hyre brenda por kur radhet e policise u shtuan ishte teper vone ndersa Toci nuk mundi te futej. Ketu nis nje tjeter konflikt mes deputetit socialist dhe forcave te ruajtjes se rendit te cilit kishin marre urdher te mos lejonin asnje person te paautorizuar ne ambientet e KZAZ-se. Aty brenda keni lejuar pranine e komisionereve te PD-se kurse te opozites i keni nxjerre jashte. Kush i ruan votat tona - i thoshte Toci policise e cila shtonte pranine. Pas nje komunikimi me telefon me ministrin e Brendshem Bujar Nishani shefi i komisariatit te zones lejon hapjen e deres vetem per futjen e medias dhe vezhguesve te huaj.
Pak me heret ne njesine zgjedhore te minibashkise 10 ishte i pranishem edhe ambasadori holandez Henk Vanden Dool. Ai u njoh me situaten e bllokuar prej 10 oresh duke mos leshuar asnje deklarate. Me pas mberrijne te tjere vezhgues te huaj. Ora shenon 1630 dhe Toci nis te raportoje te vezhguesit e huaj por u nderpre nga perfaqesuesit e djathte. Paralelisht me kete konflikt Sterkaj nga ana e brendshme e KZAZ-se debatonte me policine e cila nuk pranonte ta fuste ne qendren e numerimit te votave. Deputeti i PD-se Erjon Bogdani qendronte me i distancuar nga qendra e konfliktit duke mos e ndare telefonin. Situata qetesohet kur komisioneret socialiste te shkarkuar nga KQZ-ja nje dite me pare dalin nga KZAZ-ja per tu zevendesuar me te tjere persona te certifikuar. Votimi nis tri ore me vone.
Vemendja e vezhguesve vendas dhe te huaj deputeteve ministrave dhe medias zhvendoset te minibashkia 5. Ne kete njesi numerimi ka ecur me ritme teper te ngadalta ku ne 10 ore pune ishin numeruar rreth 8 kuti votimi. Edhe ketu vjen per te pare nga afer situaten ambasadori holandez i cili shpreh shqetesimin per kushtet e punes. Prania e forcave te rendit ishte e konsiderueshme te cilet te pozicionuar si postblloqe nuk lejonin askend te futej pa pasur autorizimin perfshi edhe median. Gjate mesdites qendren zgjedhore te njesise 5 e kishte vizituar ministri i Bujqesise Genc Ruli ndersa me pas erdhen deputetet e PS-se Pandeli Majko dhe Englantina Gjermeni. Numerimi nisi me hapa te shpejte pas ores 2000.