Vazhdon dhuna ndaj romëve pas premtimeve të Berishës, digjen edhe 15 banesa
Vetëm pak javë të një spastrimi të komunitetit rom në zonen e stacionit të trenit në Tiranë, një tjetër rast është përsëritur ditën e sotme.
15 banesa që i përkisnin komunitetit rom në zonën e ish-Uzinës së autotraktorëve në Tiranë, janë shkrumbuar tërësisht. Sipas burimeve mësohet që zjarri të ketë qënë i qëllimshëm dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz përvec dëmeve materiale.
Edhe pse autorët e zjarrvënies janë në kërkim, policia paraprakisht dyshon se ky akt ka pasur qëllim hakmarrjeje.
Ky është rasti i dytë që komuniteti rom dhunohet në kryeqytet. Vetëm pak javë më parë, kryeministri berisha duke qënë i pafuqishëm për parandalimin e dhunës ndaj romve dhe i paralajmëruar nga ky komunitet, i siguroi ato se këto akte barbare nuk do përsëriteshin më dhe se vetë qeveria do i garantone banesa normale në pallate. (Tema/a.r)