Semafori i turpshëm holandez
Në Nimwegen të Holandës, drita e semaforit për kalimin e qytetarëve nuk ka qenë si zakonisht. Ajo ka qenë e shoqëruar edhe me një imazh të turpshëm, i cili ka ngjallur kureshtjen e drejtuesve të mjeteve, çka ka shkaktuar probleme të shumta me trafikun. Semafori paraqiste dy persona duke bërë seks. Kjo është bërë nga hakersat, ndërsa policia holandeze tashmë ka nisur hetimet.