E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të martohesh siç të ka bërë nëna!

Melanie Schachner  dhe Rene Schachner kanë menduar që të bëjnë një dasëm ndryshe nga të tjerët. Ata kanë vendosur të martohen ashtu siç i ka bërë nëna, pra lakuriq. Në foton zyrtare të dasmës, Melanie ka në kokë vetëm vellon dhe një tufë me lule, ndërsa Rene mban një kapele para organit të tij gjenital. Në dasëm kanë qenë të ftuar 250 persona, të cilët, për fat të mirë, nuk janë detyruar që të zhvishen edhe ata. Nusja e kësaj dasme, Melanie, është shprehur se me anë të këtij veprimi, ata kanë kursyer, pasi nuk kanë blerë kostum dhe fustan nusërie. Për më tepër, ajo u shpreh se nuk u vinte turp nga trupi i tyre dhe për këtë arsye nuk e kishin problem të martoheshin lakuriq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›