Vazhdon dialogu teknik

Vazhdojnë edhe sot bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa temë qendrore do të jenë çështjet që lidhen me telekomunikacionin. Ndërkohë sipas mediave, palët janë afër pajtimit që Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikimi, i njohur si ITU, t’ia ndajë shtetit serb edhe një kod të ri telefonik, që sipas të gjitha gjasave do të jetë +383 ose +384. E Serbia të njëjtin kod do t’ia ''falë'' Kosovës për përdorim.
Kështu, të gjitha palëve do t''u ruhet fytyra. Serbisë, e cila ka arritur që Kodin e saj të dytë t’ia jep si dhuratë Kosovës. Kurse pala kosovare do të thotë se i është ndarë një kod shtetëror dhe jo një nënkod siç ishte spekuluar më herët.
Përveç kësaj, palët janë afër marrëveshjes që Autoriteti Rregullativ për Telekomunikim në formë të një MVNO-je t’i pajisë me një licencë komunitetin serb në Kosovë. /Indeksonline/