E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania pret zhbllokimin e urës për t’ia lejuar datën Serbisë

Edhe pse qeveria gjermane i ka shkruar letër Bundestagut që Serbisë t’i lejohet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, në Parlamentin gjerman për këtë janë megjithatë skeptikë.

Rekomandimi i Qeverisë gjermane që Serbisë në qershor t’i jepet data e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE është vetëm një letër formale e vendimi i Bundestagut gjerman varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, shkruan sot “Blic”.

Burimi i kësaj gazete serbe thotë se në Bundestag vetëm e Majta, partia që i ka vetëm pesë vende të parlamement, është për atë që Serbsië t’i jepet data, ndërsa të tjerët janë skeptikë.

"Deri në mesnatë duhet të zbatohen pesë pika nga Marrëveshja, deri në gjysmën e qershorit edhe pesë të tjera. Për ne më i rëndësishmi do të ishte zhbllokimi i urës në Ibër nga serbët e veriut dhe dhe respektimi i lirisë së lëvizjes nga ana e tyre...E dimë se kjo psokilogjikisht është shumë e vështirë për serbët në veri, porse ky është mesazhi që do të na bindte për ta lejuar datën”, i ka thënë “Blicit” burimi nag Bundestagu./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›