E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth -rrotullimi në Veternik pret shpronësimin

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Vlora Dumoshi, dhe drejtorin e Infrastrukturës, Ridvan Shahini kanë inspektuar zhvillimin e punimeve në disa projekte që po realizohen në qytet.

Zyrtarët e komunës, kanë inspektuar zhvillimin e punimeve në rrugën e re që po ndërtohet mbi kolektor në Lagjen Kalabria, punimet në rreth rrotullimin në fund të Veternikut si dhe dy kënde të reja të lodrave që janë në fazën e fundit të ndërtimit të tyre, një në Lagjen Dardania dhe një tjetër në Lagjen Kodra e Diellit.

Nënkryetari Hoti në dy projektet e lartpërmendura, tek rruga mbi kolektor dhe tek rreth rrotullimi në fund të Veternikut u tha punë kryeseve se nuk do t’iu arsyetohet asnjë arsye që do ti paraqesin ata në rast të vonimit të dinamikes se punimeve, përveç atyre që kanë të bëjnë më probleme pronësore.

“Siç dihet tashme, tek rreth rrotullimi në fund të Veternikut është paraqitur si pengesë dhe si rezultat ka ngecje të punimeve të pika e karburantit, pike të cilën sipas marrëveshjes në mes të Komunës dhe Ministrisë se Infrastrukturës është dashur që shpronësimi i kësaj pike të bëhet nga niveli qendrore, gjë që nuk është bërë deri më tash”, bënë të ditur zyra për informim e Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, tek projektet e ndërtimit të këndeve të lodrave, projekte këto të Drejtorisë së Kulturës, drejtoresha e kulturës Vlora Dumoshi u shpreh e kënaqur me dinamiken e punimeve dhe theksoj se për ndër të 1 Qershorit-Ditës se Fëmijëve, këndi i lodrave në Lagjen Dardania do të funksionalizohet në këtë datë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›