E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kriza Juve, mundet 3-1 edhe nga Bari


Juventusi ka prekur vërtet fundin, katër humbje në pesë ndeshjet e fundit: ndaj Kaljarit, Bordosë, Bajernit dhe Barit (fitore ndaj Interit ndeshja tjetër). Ferrara sigurisht që përjeton momentet e tij më të këqija në krye të stolit bardhezi.

Në fillim shënojnë vendasit në minutën e 7 me anë Mexhorinit, por është Trezege që barazon rezultatin në minutën e 23. Por një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Bari do të kalojë sërish në avantazh me anë të Barretos me 11-metërsh.

Në pjesën e dytë Diego humb një 11-metërsh (jashtë) të fituar nga Groso në minutën   e 68’ pastaj Bari mbyll hesapet në minutën e 81’ me një supergol të Almiron. Ndeshja pati edhe shumë raste të tjera të pastara që u humbën nga lojtarët e të dyja ekipeve dhe falë edhe formës së shkëlqyer të portierëve Zhilet dhe Bufon.

Bari-Juventus 3-1
shënues : 7' Meggiorini, 23' Trezeguet, 44' Barreto (p), 81’ Almiron
Bari (4-4-2): Gillet; A.Masiello, Diamoutene, Bonucci, Stellini; Alvarez, Donati, Almiron, Rivas (18' st Kamata); Barreto (16' st Greco), Meggiorini (26' st Gazzi). ( Padelli, Allegretti, Belmonte, Koman). tr. Ventura
Juventus (4-3-1-2): Buffon; Caceres, Cannavaro, Legrottaglie, Molinaro (21' st Grosso); Tiago (30' st Camoranesi, 41' st Giovinco), Poulsen, Marchisio; Diego; Trezeguet, Amauri. (Manninger, Grygera, Grosso, Salihamidzic, Giovinco, Del Piero) tr. Ferrara

KALJARI-NAPOLI 3-3
75' Larrivey (C), 80' Matri (C), 90' Jeda (C) / 21' Lavezzi (N); 65’ Pazienza 96' Bogliacino

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›