Poni: Do të kërkojmë shkarkimin e Edi Ramës
Ai ka përmendur emrat e disa biznesmenëve, sipas të cilit Rama është i lidhur, ndërkohë që shtoi se më 8 dhjetor disa deputetë të PS-së, janë detyruar nga Rama të jenë dëzhurn tek pallati i Dash Pezës.
“Ti ke vendosur që në datën 8 Dhjetor, dezhurn tek pallati yt dhe i Dash Pezës. Kreu pa brekë i PS i ka depersonalizuar deputetët e PS të bëjnë dezhurn 24 orë me ndërresa 6 orëshe. Ky akt i shëmtuar tregon qartë se për Edvin Kristaq Ramën deputetët nuk janë për të mbrojtur interesat e qytetarëve në Kuvend por për të mbrojtur dhe ruajtur interesat ekonomike dhe pasurinë kriminale të tij dhe të mafias ekonomike që ai kryeson, pra të Fidelëve, të Dulakëve, të Kokëdhive, të Besnikëve, Doshëve e Leskajve të tij”, u shpreh Poni.
Ai u bëri thirrje deputetëve socialist të mos pranojnë shndërrimin e tyre në gardianë të interesave mafioze të Ramës dhe kupolës së tij.“I nënshtruar ndaj interesave abuzive të mafias së ndërtimit, inspirues i shkatërrimit urban dhe pasuror të qytetit të Tiranës për shkelje të rënda të ligjit, për abuzime monstruoze me pronën publike por edhe me interesat e qytetarit të Tiranës, që vetëm një mendje e vullnet abuziv që nuk i nënshtrohet asnjë rregulli moral e ligjor mund t’i mendojë e realizojë, ndaj teje ka vetëm një recetë. Qyteti i Tiranës ka vetëm një shpëtim”, vijoi më tej zëvendësministri i Brendshëm.
Në fund të deklaratës, Poni ka deklaruar se grupi i këshilltarëve demokratë do të kërkojë në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës shkarkimin nga detyra të Ramës.“Këshilli Bashkiak i Tiranës do të të shkarkojë ty për dëmet dhe krimet monstruoze ekonomike, dhe jo vetëm kaq, por do të kërkojë rivendosjen e normalitetit dhe vendimmarrjet e tua që kanë dëmtuar rëndë qytetin e Tiranës, siç është rasti i tokës dhënë besnikut tënd tek Parku “Rinia” etj, etj”, përfundoi Poni.