E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet në gjykatë çështja e vrasjes së Mirit të Xhikes

Një prej viktimave të kësaj ngjarjeje ishte edhe biznesmeni i njohur Fatmir Rama, i njohur me nofkën “Miri i Xhikes”. Dosja voluminoze ku Prokuroria ka “kyçur” të gjitha provat me të cilat pretendon të vërtetojë fajësinë e Lavdërim Tufës, ka mbërritur në gjykatë pak ditë më parë.

Përmes shortit elektronik, gjyqtari Albert Meça është përzgjedhur për të shqyrtuar një nga dosjet penale më të shumëpërfolura në vite. Lavdërim Tufa është gjykuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Apelit e prishi këtë vendim, me argumentin se Krimet e Rënda nuk janë kompetente për shqyrtimin e akuzave të tilla, duke gjetur si kompetente Gjykatën e Tiranës. Çështja mbërriti në Gjykatën e Lartë, e cila, duke mos pranuar rekursin e Prokurorisë, i hapi dritën jeshile gjykimit nga e para të Lavdërim Tufës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›