Luftojnë hajninë

Mbi dhjetë letra ‘recomand’ dhe një kallaballëk dëshmi mbi sigurimin e automjetit nga kompania zvicerane, e cila e mbulon edhe në Kosovë, Mustaf Jashari ua ka dërguar krerëve dhe institucioneve më të larta të shtetit.
Ky kosovar me banim në Zvicër thotë se e ka marrë këtë iniciativë për të sqaruar opinionin kosovar se pagesat kufitare janë vetëm plaçkë.
Megjithatë, pas një muaji, ai ndihet i poshtëruar, sepse askush nuk i ka kthyer përgjigje.
Krejt vullnetarisht është kthyer në Kosovë dhe shprehet këmbëngulës se me çdo mjet juridik do ta luftojë, siç thotë, plaçkitjen që i bëhet diasporës nga sigurimet kufitare.
“Ky është krim ekonomik. Unë i kam të gjitha dëshmitë që kompania e sigurimeve zvicerane më mbulon edhe në Kosovë”, thotë Jashari.
Prandaj, për të dhe shumë të tjerë nga diaspora, është nënçmim që të kalohen të gjitha shtetet e Evropës dhe vetëm në Kosovë të paguajnë.
Jashari ka punuar disa vjet në OKB dhe tregon se arsyetimi i Bankës Qendrore dhe Shoqatës së sigurimeve se polisat kufitare hiqen vetëm pasi Kosova të jetë shtet anëtar i OKB-së, nuk qëndrojnë. Thotë se për këtë shembull tipik është Zvicra, e cila ka pasur të drejtë në kartonin e gjelbër edhe pa qenë shtet anëtar i OKB-së.
“Do të ankohem edhe në institucionet ndërkombëtare”, vazhdon rrëfimin Jashari.
Në mesin ë shumë institucioneve, ai ka qenë edhe në Bankën Qendrore për të marrë me shkrim se mbi çfarë baze ligjore duhet të paguhet në kufij. Përveç neglizhencës dhe papërgjegjësisë, ai thotë se ka pasur një bisedë të çuditshme me një person aty.
“Një zyrtar i lartë i Bankës Qendrore m’u afrua dhe më tha se me mirë ta lë këtë punë pasi këtu janë në pyetje interesa të shumta”, thotë Jashari.
Dhe për çudi, askush nga ky institucion nuk ka qenë në gjendje t’i japë rregulloren në bazë të së cilës aplikohen këto sigurime, ndonëse Banka Qendrore është institucioni i vetëm i cili në mungesë të Ligjit për sigurimet, nxjerr infrastrukturën ligjore në sigurime dhe ka rol mbikëqyrës mbi kompanitë e sigurimeve.
Megjithëkëtë, Jasharit nga zyrtarët e BQK-se i është thënë t’i drejtohet Shoqatës së sigurimeve për të marrë sqarime, por as atje nuk e kanë pranuar.
Ndërkohë, ekspertët nga fusha e sigurimeve thonë se problemi me polisat kufitare tejkalohet në momentin kur Kosova anëtarësohet në Byronë Ndërkombëtare për Kartonin e Gjelbër. Ndryshe nga BQK-ja, eksperti në sigurime, Besnik Nikçi pati thënë për Express se Kosova mund të jetë pjesë e kartonit të gjelbër edhe pa qenë shtet anëtar i OKB-së. Këto qëndrime, Nikçi i ka parë nga bisedat që ka pasur me ndërkombëtarët, të cilët kanë kritikuar se Kosova po vonohet sa i përket infrastrukturës ligjore në sigurime.
“Vetëm duhet të krijohen kushtet për zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Byrove”, ka thënë, Nikçi.
Dhe këto kushte janë Ligji për sigurimet, i cili më pas do t’i jepte bazë ligjore krijimit të Byrosë Nacionale, dy elemente këto pa të cilat as që mund të bisedohet me ndërkombëtarët.
Nga ana tjetër, edhe Komisioni Kosovar i Konkurrencës është duke e hetuar Shoqatën e sigurimeve lidhur me marrëveshjen për polisat kufitare. Arsye për hetim është mënyra e caktimit të çmimit dhe e shpërndarjes së parave nga polisat kufitare.
“Jemi në fazën përfundimtare të marrjes së një vendimi për këtë marrëveshje”, tha për “Express”, Osman Ejupi, kryetar i Komisionit Kosovar të Konkurrencës.
Dhe përderisa institucionet kompetente të marrin një vendim, Jashari, i zhgënjyer nga injorimi që i është bërë prej se është kthyer në Kosovë, ka angazhuar avokatë dhe thotë se do t’i shtjerë të gjitha mjetet juridike për ta pezulluar këtë marrëveshje.